1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ky ministër i Albin Kurtit dikur ishte futbollist

Rekomandime

Në seancën e së hënës në Kuvendin e Kosovës, u votua qeveria e re e drejtuar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në kabinetin e tij qeveritar, Kurti ka zgjedhur të ketë 15 ministra dhe 33 zëvendës/ministra.

- Advertisement -

Në mesin e ministrave do të jetë edhe Arben Vitia, i cili më parë në Komunën e Prishtinës e ka drejtuar me sukses Drejtoratin e Shëndetësisë.

Por, shumë pak nga e kemi ditur që Vitia më herët ka qenë edhe futbollit.

Kështu të paktën thotë trajneri i mirënjohur Emin Bajrami.

- Advertisement -

Bajrami përmes një postimi në ‘Facebook’ e ka uruar ministrin e ri të Shëndetësisë për postin e tij në Qeverinë Kurti, derisa ka shtuar se ai dikur ishte edhe futbollist i mirë.

- Advertisement -

“Urime posti i ministrit të Shëndetësisë, i nderuar Arben Vitia. Ke qenë edhe futbollist i mirë, por më mirë që e kreve shkollën”, ka shkruar Emin Bajrami, ish-trajner i Hajvalisë dhe Bashkimit të Koretinit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit