6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mërgimtari ftesë Kurtit: Albin Kurtit: Hape një xhirollogari për tubimin e mjeteve për forcimin e Ushtrisë dhe Policisë

Rekomandime

Mërgimtari nga Podujeva, Nexhmi Zeqiri, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të hapë një xhirollogari për grumbullimin e disa mjeteve financiare.

Zeqiri, këtë kërkesë e ka bërë që në mënyrë që të mblidhen fonde nga diaspora dhe bizneset në Kosovë për forcimin e Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

“I bëj thirrja Albinit ta hap një llogari bankare për tubimin e mjeteve financiare për forcimin e Ushtrisë dhe Policisë me plane konkrete, rakteta moderne etj, si diaspora e bizneset në Kosovë. Besoj që do ta mbështesin fuqishëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

- Advertisement -

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit