17.9 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ministrja e jashtme e Kosovës paralajmëron bashkimin kombëtar

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Stublla-Haradinaj, ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë Hoti.

- Advertisement -

Stublla – Haradinaj thotë se ky vendim është vazhdim i vendosmërisë për të qenë një. Madje, Haradinaj tha se qeveria është duke diskutuar që t’u mundësojnë bashkëatdhetarëve kthimin pa pagesë në vendlindjen e tyre.

“Hapja e kufirit Kosovë-Shqipëri është vazhdim i vendosmërisë për të qenë Një, në sukses e në sfida. Bashkë me kabinetin qeveritar po diskutojmë rikthimin e lëvizjes së lirë edhe me vende të tjera dhe rinisjes së fluturimeve të rregullta në Aeroportin e Prishtinës, që t’u mundësojmë diasporës tonë ardhjen pa pengesa në vendlindjen e tyre”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kryediplomatja e Kosovës ka thënë se Kosova duhet t’i rikthehet normalitetit dhe të fokusohet në rimëkëmbjen ekonomike, me kujdes të shtuar dhe duke ndjekur rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

- Advertisement -

“Respektimi i masave na përshpejton vendimin e rihapjes”, ka shtuar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit