5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Presidentja Osmani lirohet nga spitali, kjo është gjendja e saj shëndetësore

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është liruar nga spitali ku po trajtohej pas një ndërhyrje kirurgjike.

- Advertisement -

Për Gazetën Express, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina ka thënë se ajo është liruar në gjendje të mirë shëndetësore.

“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sonte është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore”, ka thënë ai për gazetën.

Kupina ka thënë se Presidentja Osmani do ta vazhdojë marrjen e terapisë në banesën e saj deri në shërim të plotë.

- Advertisement -

Gjithashtu, ka sqaruar se detyrat e saj, presidentja do të vazhdojë t’i kryejë nga banesa.

“Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Presidentja i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike për heqjen e tëmthit më 2 nëntor.

“Pas rekomandimit nga mjekët specialistë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, u tha në njoftimin e Presidentes.

Vlen të theksohet se presidentja u kritikua për faktin se zgjodhi një institucion privat shëndetësor për trajtimin e saj para institucioneve publike, mirëpo ajo u justifikua se pjesë e spitalit ku u shtri, ishte xhaxhai i saj, i cili, sipas këshilltarit të saj, kishte përcjell gjendjen e saj shëndetësore në vazhdimësi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit