8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mergimtari nga Gjermania investon në Kosovë, ka 2000 dele (VIDEO)

Rekomandime

Fermari Zylberhar Rysha nga fshati Varosh i Ferizajit para 13 vite i cili punon dhe vepron në Gjermani para 13 vitesh ka investuar në ngritjen e një ferme për kultivimin e delëve, përcjell Republika Online.

- Advertisement -

Tani në fermen e tij ka rreth 1300 krerë dele, ndërsa pret që pas shtimit të tyre këtë shifër ta arri në 2000 sosh gjatë verë kur edhe delet i dërgojn në kullosa në malet e Sharrit.

Rysha rrëfen se si familje janë marrë gjithmonë me blegtori e bujqësi, mirëpo që para 30 e sa vitesh e kishin lën këtë zanat, duke iu kthyer më pas në vitet 2004-2005, kohë kur edhe familja Rysha hapi fermen që tani mbajn.

Zylbehar Rysha, tregon për organizimin që kan si familje për përkujdesjen ndaj deleve, ndërsa tregon se gjatë kohës sa qëndron në Kosovë, punnën e fillon në ora 5 e mengjesit, eventualisht 6, me përkujdesje të plotë.

- Advertisement -

Fermeri Rysha tregon se gjatë dimrit kan rreth 1200-1300 dele, ndërsa ky numër rritet gjatë dimrit duke e kaluar ose përafruar 2000 krerë, përcjell Republika Online.

Delet të cilat posedon ferma e familjes Rysha janë një racë e veqantë, racë kjo që gjindet në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë, e po ashtu edhe në Kroaci.

- Advertisement -

Fermeri tregon se qysh nga fillimi i muajt maj, delet i dërgojnë në malet e Sharrit për kullosa.

Ferma ka mungesë për fuqi punëtore, rrëfen Rysha./REPUBLIKA ONLINE/

Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit