Kanë vazhduar reagimet lidhur me emërimin e Anton Qunit si ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, së fundi këtë e bëri edhe gjenerali Vladimir Lazareviç që është i gjykuar i Hagës për krime lufte, pasi sihte kryeshef i shtabit të Korpusit të Prishtinës në kohën e luftës dhe bombardimeve të NATO-së.
“Ushtarët e vrarë kanë mbrojtur kufirin shtetëror sepse në vitin 1998 nuk kishte luftë dhe këtë tahs po e harron shumëkush”, ka thënë Lazareviq, shkruan “Novosti”.
Emërimi i Qunit për ministër është përpjekje e fshehjes së krimeve. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ky post në fakt është shpërblim i këmbësorisë së NATO-së sepse të gjitha ngjarjet që ndodhen pas 1998 kanë zbuluar cili ishte synimi i terroristëve që iu ka dhënë mbështetje , shprehet ai.
Sipas Lazareviç “është hipokrizi të flitet për pajtim nëse terroristin e gjykuar e emëron për ministër, por ne nuk duhet të harrojmë atë që na kanë bërë.
Jam i sigurt se 80 mijë pjesëtarët e Korpusit të Prishtinës këtë kurrë nuk do ta harrojnë”.
Këtë porosi të vendosur përmes “Novosti” e dërgon gjenrali Vladimir Lazareviç, i cili në kohën e bombardimeve dhe agresionit të NATO-së në SRJ ishte krye-shef i shtabit të Korpusit të Prishtinës.