20.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Paralajmërohet ‘thyerja’ e madhe në PDK: Ky është plani i Thaçit

Rekomandime

Sfida më e madhe që do të jetë para PDK-së, është ruajtja e unitetit të partisë tani si opozitë, për faktin se së këtë për ti e ka mbajtur bashkë, unike, vetëm të qenurit në pushtet dhe privilegjet të cilat ua ka garantuar ky pozicion për 12 vite, e që do të jetë shumë e vështirë, tani, sidomos pas mbarimit të mandatit të presidentit të z. Thaçi i cili do të synoj rikthimin në parti dhe marrjen e lidershipit të saj, tendencë kjo që unë pres se do të rezistohet me aq sa mundet nga Kadri Veseli kryetar aktual i partisë, e që kjo mund të qojë në një thyerje të madhe në PDK”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, e praktikisht pas votimit të Qeverisë së koalicionit LVV- LDK në Kuvendin e Kosovës, ish koalicioni PAN do të gjenden në një bllok opozitar.

- Advertisement -

E sipas analistit politik, Nexhat Haziri, nga ajo që u pa në seancën për votimin e Qeverisë Kurti, PAN-i do të jetë një opozitë serioze, të cilën aspak nuk do të mundë ta nënçmojë koalicioni i ri qeverisës.

Haziri thotë se ish koalicioni PAN, dhe sidomos PDK-ja, do të provojnë që ta ruajnë unitetin e rrejshëm brenda për brenda nëpërmes sulmeve ndaj koalicionit LVV-LDK dhe kundër Qeverisë Kurti.

Nexhat Haziri

Sepse ata tani po i humbin privilegjet dhe kapjen e shtetit, për të cilat nuk mundë të mbijetojnë në politike, e kjo i rrezikon ata që të shkojnë drejtë shpërbërjes, respektivisht përçarjes së thellë që i defatkorizon si forcë politike në të ardhmen.

- Advertisement -

Ajo që unë shohë edhe nga diskutimet që u bën në Kuvend gjatë votimit të qeverisë, do të shohim një opozitë shumë nervozë, sidomos PDK-ja e cila e do ta ketë vështirë akomodimin e saj në opozitë, kjo vjen pasi kjo parti për 12 vite kishte sunduar më vendin dhe privilegjet që do i humb tani, do ta shtojnë agresivitetin e saj në drejtim të qeverisë Kurti.

Sfida më e madhe që do të jetë para PDK-së, është ruajtja e unitetit të partisë tani si opozitë, për faktin se së këtë për ti e ka mbajtur bashkë, unike, vetëm të qenurit në pushtet dhe privilegjet të cilat ua ka garantuar ky pozicion për 12 vite, e që do të jetë shumë e vështirë, tani, sidomos pas mbarimit të mandatit të presidentit të z. Thaçi i cili do të synoj rikthimin në parti dhe marrjen e lidershipit të saj, tendencë kjo që unë pres se do të rezistohet me aq sa mundet nga Kadri Veseli kryetar aktual i partisë, e që kjo mund të qojë në një thyerje të madhe në PDK”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Ndryshe, sa iu takon ish partnerëve të tjerë të PAN-it, sipas Hazirit, ata do të shkojnë sigurt drejtë tkurrjesh dhe shpërbërjes së tyre, pasi ishin pjesë e zhvatjes dhe shkatërrimit të shtetit.

Ndërsa për dy partitë e tjera që përbënin koalicionin PAN, AAK dhe NISMA, do të jenë dy parti që në të ardhmen të jenë pa ndonjë rëndësi të madhe në skenën politike, sidomos NISMA, e cila do shkoj drejtë shuarjes së saj, pasi është vetëm një parti e rastit, që ka shërbyer një lloj “dugaje” për Fatmir Limajn dhe njerëzit e afërt të tij”, përfundon analisti Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit