19.7 C
Pristina
Tuesday, May 30, 2023

Britania: Ne nuk mund të mbështetemi në ushtrinë e SHBA’ve, duhet të përgatitemi për luftë pa këtë aleat

- Advertisement -

Të rekomanduara

Sipas sekretarit të mbrojtjes në Britani, shteti i tyre duhet të jetë i përgatitur për luftërat e ardhshme pa llogaritur SHBA’të si aleatin e tyre kryesor, transmeton Gazeta Metro.

Ben Wallace, tha që tërheqja në rritje e Amerikës nga udhëheqja ndërkombëtare nën Donald Trump, i bie që Britania të rimendonte supozimet që mbështesin planifikimin e saj të mbrojtjes për dekadën e kaluar.

- Advertisement -

Paralajmërimi i tij erdhi ndërsa kryeministri Boris Johnson, përgatitet të udhëheq atë që po faturohet si ”rishikim i thellë” i sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme të Britanisë, që nga Lufta e Ftohtë.

Wallace tha se perspektiva e SHBA’të për largimin nga roli i saj ndërkombëtar ”më mban zgjuar natën.”

”Unë shqetësohem nëse SHBA’të do tërhiqen nga udhëheqja e tyre në të gjithë botën. Kjo do ishte gjë e keqe për botën dhe për ne. Ne planifikojmë më të keqen, ndërsa shpresojmë për më të mirën”, tha ai.

“Ne jemi shumë të varur nga mbulesa ajrore amerikane dhe pasuritë e inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit amerikan. Ne duhet të diversifikojmë pasuritë tona.”/

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -