1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Aeroplani del nga pista në Stamboll dhe ndahet tresh, lëndohen 52 persona

Rekomandime

Një aeroplan pasagjerësh doli nga pista në një aeroport të Turqisë, duke u ndarë në tri pjesë.

- Advertisement -

Autoritetet thanë se 52 njerëz janë plagosur.

Askush nuk ka vdekur në incident, tha ministri i Transportit i Turqisë, Mehmet Cahit Turhan.

Incidenti ndodhi në Aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit.

- Advertisement -

Aeroplani i përkiste kompanisë Pegasus Airlines, ndërsa në bord gjendeshin 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, përcjell REL.

Sipas mediave lokale, aeroplani ateroi në shi të madh, pasi fluturoi nga provinca perëndimore e Izmirit.

- Advertisement -

Zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje, thanë zyrtarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit