9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Për ta fituar Iuftën, ky shtet i dërgon Ukrainës 200 tanke, dronë dhe lansues raketorë

Rekomandime

Polonia ka dërguar qindra tanke drejt Ukrainës si pjesë e dërgesave të reja me armatim të rëndë për të ndihmuar në fitimin e Iuftës së saj kundër Rusisë, shkruan Daily Mail.

Varshava ka dërguar më shumë se 200 tanke T-72s – prodhim me origjinë nga Bashkimi Sovjetik- gjatë javëve të fundit, ka njoftuar sot radio transmetuesi shtetëror. Krahas tankeve, Polonia ka dërguar edhe artileri lëvizëse, dronë dhe lansues të raketave si pjesë e pakos 1.6 miliardë dollarëshe.

- Advertisement -

Aleatët e Ukrainës kanë ngritur në mënyrë masive mbështetjen ndaj Kievit teksa janë përshkallëzuar Iuftimet në lindje, me gjeneralët e Kievit që thanë sot se Rusia është duke përjetuar humbje kolosale në betejen kyqe për Donbasin.

Oleksiy Arestovych, veteran i ushtrisë tani me detyrë si këshilltar presidencial, pranoi se ushtria e tij është duke përjetuar humbje serioze në fushëbetejë në lindje, por insistoi se humbjet e Rusisë janë shumë më të mëdha.

Në anën tjetër Ukraina po vazhdon të kryej sulme prapa linjave ruse për të këputur rrugët furnizuese, me një depo të naftës që morri flakë sot gjatë ditës në Donetsk.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit