0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Sfida me Serbinë, Kurtit i vjen alarmi i fortë nga profesori i njohur: Ky është rreziku

Rekomandime

Po që se Vetëvendosje nuk tregon seriozitet, përkushtim të qartë atëherë kjo qeveri do të prishet brenda vitit. Albini duhet të krijoj kapacitete të qarta kadrovike për të hy në dialog të vështirë dhe kompleks, për të gjetur rrugëdalje. Tash pritet të shihet se a do të hiqet taksa a do të pezullohet, pritet të shohim se çfarë do të ndërmerr Kryeministri Kurti për të bërë një ekip serioz për ta filluar dhe zhvilluar dialogun, kush do të hyj në atë ekip”, thotë profesori Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i njohur i së drejtës, Blerim Burjani e konsideron procesin e dialogut me Serbinë, sfidën më të madhe për Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, nga ecuria e të cilit proces varet edhe fati i jetëgjatësisë së kësaj Qeverie.

- Advertisement -

Sipas Burjanit, për tu ballafaquar me këtë proces, qeveria Kurti duhet të përgatitet mirë me ekipe profesionale ekspertësh, ndryshe mundë të dështojë dhe për pasojë, edhe kjo qeveri mundë ta përfundojë mandatin akoma më shpejtë se PAN-i i mandatit të kaluar.

Blerim Burjani

Po që se Vetëvendosje nuk tregon seriozitet, përkushtim të qartë atëherë kjo qeveri do të prishet brenda vitit.

Albini duhet të krijoj kapacitete të qarta kadrovike për të hy në dialog të vështirë dhe kompleks, për të gjetur rrugëdalje.

- Advertisement -

Tash pritet të shihet se a do të hiqet taksa, a do të pezullohet, pritet të shohim se çfarë do të ndërmerr Kryeministri Kurti për të bërë një ekip serioz për ta filluar dhe zhvilluar dialogun, kush do të hyj në atë ekip.

Pra, pavarësisht insistimit ndërkombëtar duket që njëherë është akoma larg kjo temë. Pra duhet akoma të pritet se si do të përgatitet ekzekutivi dhe cilat do të jenë veprimet konkrete të Albinit si bartës i përgjegjësive në krye të ekzekutivit”, thotë profesori i së drejtës, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas tij, tash për tash, mundësia e hapjes së çfarëdo teme të re në këtë dialog që është akoma i bllokuar, mundë të jetë vetëm një hipotezë pasi që nuk ka asnjë lëvizje konkrete, përveç presionit të faktorit ndërkombëtar ndaj të dyja palëve që të mos e vonojnë shumë procesin.

“Do të shohim se si do të sillet në këtë temë edhe Prishtina edhe Beogradi. Realisht, Beogradi nuk pret asgjë prej asnjë politikani kosovar e as prej këtij aktual, prej Kryeministrit Kurti, sepse interesimet e Vucicit nuk do të pranohen nga asnjë parti kosovare.

Një gjë është tani më shumë e qartë që dialog pa pezullim të taksës nuk do të ketë, e vetëm pastaj të saktësohen temat që do të bisedohen”, përfundon Burjani për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit