2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vjosa Osmani publikon një foto, tregon fuqinë e grave në Qeverinë Kurti

Rekomandime

Për herë të parë në histori të Kosovës, gratë do të udhëheqin me dikastere të ndryshme në Qeverinë e re të Kosovës.

- Advertisement -

Vjosa Osmani nga LDK do të jetë kryeparlamentare, dhe në krah të saj do të ketë Arbërie Nagavcin si nënkryetare Kuvendi. Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje është ministre e Drejtësisë, e bashkëpartiakja e saj, Rozeta Hajdari, do ta drejtojë Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike. Ndërkaq, dy dikastere të tjera do të udhëhiqen nga dy gra të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Vlora Dumoshi do të jetë ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa Hykmete Bajrami, do të jetë ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Në krye të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë jetë po ashtu një grua, Emilia Rexhepi nga Grupi 6+.

- Advertisement -

Sot të pesë ministret, Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci janë bërë bashkë duke postuar edhe një fotografi duke dëshmuar kështu fuqinë e grave në këtë mandat qeverisës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit