9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ia ofroi bashkëluftëtarit postin e këshilltarit, gruaja e Agim Ramadanit ka disa fjalë për Anton Qunin

Rekomandime

Shukrije Ramadani, gruaja e heroit Agim Ramadani ka përgëzuar Anton Qunin, ish-bashkëluftëtarin e bashkëshortit të saj, pas marrjes së detyrës si Ministër i Mbrojtjes në qeverinë e re.

- Advertisement -

Shukrije Ramadani ka thënë se është gëzuar pa masë me emërimin e tij dhe siç tha ajo, Quni do të jetë ministri më i mirë i kësaj Qeverie.

“A ka më bukur se Ministri më i suksesshëm i qeverisë e cila bëri Kosovën me Ushtri,t”ia dorëzojë punën në liri, shokut të pushkës që e pati në luftë”, ka shkuar ajo ndër të tjerash në postimin e Anton Qunit.

Më poshtë komenti plotë i Shukrie Ramadanit:

- Advertisement -

I nderuari ministër,sot u gëzova dhe u mërzita që s”pata Agimin krah meje ti gëzoheshim suksesit tënd! A ka më bukur se Ministri më i suksesshëm i qeverisë e cila bëri Kosovën me Ushtri,t”ia dorëzojë punën në liri ,shokut të pushkës që e pati nē luftë.Jeta është luftë e përditshme e Ministria e mbrojtjes-si krijesë e re e një shteti në ngritje është forca,besimi dhe dashuria e të gjithëve që duan Kosovën dhe sigurinë e saj.Tani kur ministri Berisha do ta dorëzojë detyrën,e di se do të kishe dëshiruar edhe ti si unë,ti kishe pranë Agimin e Salihun e të bisedoni cila rrugë do të ishte me mē pak pasoja,cili veprim do të sillte më shum suksese! E di që do ta kishe më lehtë ,po Agimi,Salihu,Abazi e shum të tjerë zgjodhën rrugën e flijimit,duke ua mundësuar juve që sot të ndërtoni institucionet e paqës dhe sigurisë për Kosovēn që bashkë e ëndërruat të lirë!Urime Anton dalsh faqebardhê para shokëve tu të rënë dhe para ne të gjallëve që kërkojmë të na i mbroni ëndërrat dhe shpresat! Tradita vazhdon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit