7.4 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Dhëndri i Fatmir Limajt me pozitë të re në ministrinë e NISMA-s

Rekomandime

Dhëndri i Fatmir Limajt, Veron Selmani, i cili më herët ka qenë i angazhuar me kontratë për shërbime të veçanta, që nga gushti i këtij viti ka marrë pozitë të re.

- Advertisement -

Veron Selmani në njoftimin e ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të publikuar më 14 gusht të këtij viti, thuhet se ka dalë si kandidati më i suksesshëm për pozitën “Zyrtar për investime strategjike”.

Gjithmonë sipas njoftimit të publikuar nga MTI në faqen zyrtare të saj, thuhet se pikët totale të Veron Selmanit të fituara në këtë konkurs kanë qenë 83 pikë.

Kujtojmë se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) udhëhiqet nga NISMA, përkatësisht Endrit Shala.

- Advertisement -

KALLXO.com në shtator të vitit të kaluar pati raportuar se konsulent për çështje financiare, është pozita për në të cilën Veron Selmani ishte angazhuar me kontratë për shërbime të veçanta në mars të vitit 2018 në Agjencinë KISEA.

Kjo Agjenci është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit