19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

LAJM I FUNDIT: Dardan Molliqaj lirohet nga paraburgimi

Rekomandime

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është liruar nga paraburgimi.

Molliqaj ishte arrestuar të martën pak para futjes në zyret e T7. Ai kërkohej nga Policia për shkak se dyshohej që kishte sulmuar një zyrtar policor më datën 29 janar kur ishte mbajtur një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e ku të pranishëm ishin qindra njerëz.

- Advertisement -

PSD dhe Molliqaj ishin ankuar se arrestimi ishte bërë për arsye politike dhe se Molliqajt nuk i ishte treguar fletearresti.

Po ashtu, për arsye të njëjtë ishte arrestuar edhe aktivisti i PSD-së, Adem Megjuani.

Të dyve u ishte shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, por Megjuani ishte liruar dje pasi ishte arrestuar një ditë më herët se Molliqaj.

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë, nuk ka përfillur kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit dhe kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt, dhe i ka caktuar atij masën e sigurisë, paraqitje në stacion policor.

Në njoftim thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.M. (Dardan Molliqaj) për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

- Advertisement -

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit të datës 02.02.2022 kundër të pandehurit D.M. e ka refuzuar si të pa bazuar dhe ndaj të njëjtit ka caktuar masën e paraqitjes në stacionin policor”, thuhet në njoftim.

“Masa e paraqitjes në stacionin policor kundër të pandehurit D.M do të llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar që nga data 01.02.2022 deri më 01.03.2022. Konform nenit 178 paragrafi 4 të KPPRK, gjykata mund të caktoj masën më të rëndë – paraburgimin, nëse i pandehuri D.M shkel masën e shqiptua”.

“Gjykata konstaton se përmbushet dyshimi të bazuar i paraparë me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së nuk plotësohen asnjëra nga kushtet e parapara ligjore nga neni 187 paragrafi 1 nën par 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2, dhe 1.2.3 të KPPRK-së, parakushte këto për tu caktuar masa e paraburgimit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është arrestuar më 01.02.2022, pasi në protestën e organizuar nga partia e tij, kundër shtrentimit të rrymës, ai kishte goditur një zyrtar policor.

Ndaj tij ishte caktuar ndalimi policor prej 48 orësh, kurse prokuroria kishte kërkuar nga gjykata masën e paraburgimit ndaj Molliqajt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit