3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Ky është instruktori i FSK-së që trajnon oficerët nga vende të ndryshme të botës, në akademinë mbretërore ushtarake

Rekomandime

“Shumë njerëz janë të interesuar të dinë për vendin tënd. Kjo është jashtëzakonisht e mirë sepse ka njerëz që fare pak kanë ditur për ushtrinë tonë, tani kanë njohuri se ku është Kosova dhe çfarë ushtrie e ka Kosova”. ​

- Advertisement -

I veshur në uniformën e Ushtrisë së Kosovës, mban në krah flamurin e Republikës së Kosovës, derisa trajnon kadetë nga vende të ndryshme të botës. Dhjetëra kadetë që vinë nga 30 vende të të botës, janë nën komandën e tij, ku ai përkujdesët për disiplinën dhe mirëqenien e tyre. Është kapiteni i FSK-së, Ismail Hoxha, i cili po shërben instruktor në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar.​

Kapiten Hoxha është instruktori i parë që FSK e ka në Akademinë Mbretërore.​

Është hera e parë që Forca po ekspozohet më ndryshe, meqë deri tani, në Sandhurst, FSK ka qenë prezente vetëm me kadetë të cilët shkollohen aty.​

- Advertisement -

Tani, me një instruktor i cili është i ngarkuar të trajnojë kadetët britanez, amerikan e shtetas të vendeve të tjera të botës, FSK po dëshmon profesionalizmin dhe përkushtimin për të ecur përpara me misionin e ri ushtarak.​

Kapiten Hoxha në një intervistë për KosovaPress, thotë se punën si instruktor në një prej akademive më të mëdha në botë e sheh përgjegjësi të madhe, marrë parasysh që përfaqëson FSK-në, për të cilën thotë se është shembull profesional i ushtrisë.​

- Advertisement -

Ai shprehet optimist që Forca do të vazhdojë të ketë instruktorë në këtë akademi edhe pasi misioni i tij të përfundojë në shtator të vitit 2021.​

Kapiten Ismail Hoxha thotë se është ndjenjë e veçantë të shërbejë instruktor në Mbretërinë e Bashkuar nën uniformën e FSK-së, meqë sipas tij, njerëzit aty shprehin interesim të dinë më shumë për Kosovën dhe ushtrinë e këtij shteti të ri.​

Edukimin e kadetëve të FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar, komandanti i FSK-së gjenerallejtnant Rrahman Rama e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishëm.​

Ndërkohë britanezët, instruktorin e FSK-së në Akademinë Mbretërore, e shohin si mundësi fantastike për vet ata e edhe për FSK-në.​

Kolonel Jake White, i cili ka shërbyer këshilltar i komandantit të FSK-së, thotë se prezenca e pjesëtarëve të FSK-së në akademi, mundëson që të zhvillohet më shumë Forca, dhe të ruhen marrëdhëniet e qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Britanisë së Madhe.​

Aktualisht, atje po vijon studimet edhe nëntogeri Klevis Elezaj. Ndërkohë, FSK ka përfunduar procesin e përzgjedhjes edhe për dy nëntoger të cilën së shpejti nisin studimet në Sandhurst.​

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar bashkëpunojnë ngushtë në fushën e sigurisë, ku pjesëtarë të Forcës shkollohen në Akademinë Mbretërore atje ,prej ku kanë mundësi të marrin njohuri të cilat pastaj mund t’i implementojnë në Forcë.​

Kapiten Ismail Hoxha, që tani është instruktor në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu kishe vijuar studimet në këtë akademi, në fund të të cilave ishte nderuar me “shpatën e nderit” nga Princi Charles.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit