19.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Haradinaj prapë i reagon Kurtit: Taksa të hiqet me njohje, ndryshe mbetesh duarthatë

Rekomandime

Pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti se do ta heq taksën sapo të vendoset reciprociteti, ka reaguar kreu i AAK’së. Ish-Kryeministri Ramush Haradniaj, ka kërkuar nga shefi i qeverisë Albin Kurti, që të mos e heq taksën ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, pa njohjen e pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Haradinaj, ka paralajmëruar Kurtin se do mbetet pa asgjë, me shfuqizimin e këtij vendimi.

“Mos e bëj dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, sepse do mbetesh duarthatë”, është shprehur Haradinaj, pa dhënë më shumë detaje, përmes një reagimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Reagimi i Haradinajt:

- Advertisement -

Presidenti Trump në letrat e tij dërguar Kosovës dhe Serbisë kërkoi shprehimisht njohjen e Kosovës nga Serbia. Edhe ne po kërkojmë të njejtën. Taksa të hiqet me njohje, dhe zgjidhet problemi.

Mos e bëj dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, sepse do mbetesh duarthatë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit