Paga mujore mesatare për pjesën e Murit është 2 500 dollarë, ndërsa për pjesën poshtë murit është vetëm 150.
Kjo hartë është një dekadë e vjetër, por të jep ndjenjën se po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme me kalimin e viteve. Më shumë se kurrë, ne jetojmë sot në një Botë me Mure.
Edhe pse statistikat në hartë mund të jenë ndryshuar deridiku, është shokuese se poenta kryesore mbetet: vendet e pasura të botës janë, në fakt, komunitetet më të murosura të botës.
Kjo na bëhet e qartë veçanërisht neve, kosovarëve, që kemi mbetur të vetmit me regjim vizash për në vendet e Bashkimit Evropian duke e pasur një epidemi më të rëndë se koronavirusi, varfërinë.
Kjo botë e gardhuar rrallë na prezantohet neve në totalitetin e saj; ne kapim dromca të saj nga lajmet.
Muri mes ShBA-ve dhe Meksikës është goxha larg prej “Kështjellës Evropë,” dhe dallon nga muri i sigurisë së Izraelit, komenton Big Think.
Por, të gjitha këto mure e kanë një qëllim: mbajnë të varfërit, masat e grumbulluara nga vendet e varfëra larg prej vendeve të pasura të Botës së Parë.
Siç tregon harta, Bota e Mureve konsistonte në ShBA-të dhe Kanadën, Japoninë dhe Korenë e Jugut, plus Australinë dhe Zelandën e re; plus bazikisht krejt Bashkimin Evropian; dhe po ashtu Izraelin.
Në vitin 2009, ai klub kombesh përfaqësonte vetëm 14 për qind të popullsisë së botës por merrte 73 për qind të të ardhurave.
Në të kundërt, “zona e hirtë” [ku jemi edhe ne kosovarët] jashtë mureve ishte shtëpi e 86 për qind të njerëzimit, por që merrnin së bashku vetëm 27 për qind të të ardhurave të botës.
Paga mujore mesatare për pjesën e Murit është 2 500 dollarë, ndërsa për pjesën poshtë murit është vetëm 150.
Pra, me fjalë të tjera mund ta merrni vesh më mirë pse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu hapën negociatat formale për hyrje në BE, dhe më e rëndësishmja, pse Kosova ka mbetur me regjim vizash pas kaq shumë vitesh. Jo pse jemi myslimanë, por sepse jemi të varfër.