1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kryetari i Klinës nuk i di kufijtë e qytetit: Shtron asfalt në territorin e Malishevës

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Klinë, ka akuzuar kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj, që ka shtruar asfalt në një fshat që i përket Komunës së Malishevës, dhe atë e ka shtuar me buxhet të Klinës, prej 50 mijë eurove, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kryetari Elezaj, ka bërë asfaltimin e 400 metra rrugë në një fshat që i përket komunës së Malishevës, sipas tyre, kryetari ka keqpërdorur afërsisht 50.000 euro nga buxheti i taksapaguesve të Klinës.

“Asfaltojnë rrugë në Komunën e Malishevës! Stapanica, fshati fatlum, me dy kryetarë, z. Begaj dhe z. Elezaj. Ky i fundit duke mos ditur kufijtë e Komunës të cilën e udhëheq dhe ngarendur për të rehatuar militantët partiak, asfalton afërsisht 400 metra rrugë në këtë fshat që i përket Komunës së Malishevës, duke keqpërdorur afërsisht 50.000 euro nga buxheti i taksapaguesve të Klinës”, thuhet në reagimin e PDK’së.

Ky është reagimi i plotë:

- Advertisement -

KRYETARI I KLINËS NUK I DIN KUFIJTË E KOMUNËS QË E UDHËHEQ

Atëherë kur mendon se ka prekur limitet e keqpërdorimit, pushteti i AAK-LDK-VV-NISMA në Klinë , din të të befasoi serish. Këtë herë, kryetari Elezaj del të jetë edhe kryetar i Komunës së Malishevës.

- Advertisement -

Siç duket, shiu i parë i hetuesisë ja nxori bojën keqpërdorimeve të buxhetit Komunal gjithandej Klinës dhe pothuajse në të gjitha projektet e ashtuquajtura të realizuara. Së fundmi doli në publik një paradoks që vetëm komunarët e papërgjegjshëm të Klinës dinë ta bëjnë: Asfaltojnë rrugë në Komunën e Malishevës! Stapanica, fshati fatlum, me dy kryetarë, z. Begaj dhe z. Elezaj. Ky i fundit duke mos ditur kufijtë e Komunës të cilën e udhëheq dhe ngarendur për të rehatuar militantët partiak, asfalton afërsisht 400 metra rrugë në këtë fshat që i përket Komunës së Malishevës, duke keqpërdorur afërsisht 50.000 euro nga buxheti i taksapaguesve të Klinës.

Është për të të ardhur keq që me fasada, përmes propagandës me foto, e ndonjë përpjekjeje kolumiste të “ drejtor kalemgjiut” të mbulohet e kamuflohet realiteti i dhimbshëm qeverisës. Qytetarët e Klinës nuk mashtrohen dy herë. Jemi ne që do të kujdesemi të jua bëjmë me dije se për dy vjet qeverisje të këtij koalicioni, 15 projekte kapitale janë duke u hetuar nga organet e drejtësisë me dyshime për keqpërdorime. Dy vjet qeverisje, sollën një aktakuzë të ngritur nga prokuroria kundër z. Elezaj për konflikt interesi, 15 projekte në hetuesi për keqpërdorime, shumë projekte të mbetura pa realizuar që nga viti 2018. Punësime partiake, nepotizëm dhe kërcënime ndaj opozitës dhe fjalës së lirë. Sipas Institutit GAP, nga 38 premtimet e z. Elezaj, vetëm 9 prej tyre konsiderohen të përmbushura e që nuk janë aspak relevante për mirëqenien e qytetarëve të Klinës.

PDK, Dega në Klinë i ka të regjistruara të gjitha shkeljet ligjore të kësaj qeverisje. Të gjitha punësimet partiake të bëra dhe shumëçka tjetër. Këtij shkrimi kësaj radhe po ja bashkëngjisim një postim të edituar nga një medie lokale në Klinë e që fatkeqësisht është hequr pesë minuta pas editimit për arsye që pronari i “klina info” A.B. e din, por e dimë edhe ne”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit