7.5 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Paralajmëron nënkryetarja e AAK-së: Do të bëjmë gjithçka në interes të mbajtjes së taksës

Rekomandime

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar mbledhja të jashtëzakonshme ditën e nesërme në orën 14:00.Kjo mbledhje vjen pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet.Në një prononcim për “Gazeta Blic” nënkryetarja e AAK-së Teuta Haxhiu ka konfirmon mbajtjen e mbledhjes dhe ka theksuar se do të bëjnë gjithçka në interes të mbajtjes së taksës.

- Advertisement -

“Krejt ç’ka mund të them është se takimi do të mbahet nesër dhe gjatë takimit do të merremi vesh për hapat e mëtutjeshëm. Krejt çka është në interes të mbajtjes së taksës ne do ta aplikojmë” tha shkurt Haxhiu për Gazeta Blic.

Me 21 nëntor të vitit 2018 qeveria Haradinaj aplikoi taksën 100 % për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.Vendosja e taksës solli edhe ndërprerjen e bisedime në dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërkombëtarët vazhdimisht kanë bërë thirrje për heqjen e taksës dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit