7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Djegia e veturave në veri/ Reagon Von Der Leyen, Osmani: Jemi në Iuftë me bandat

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi ashpër ndaj djegies së veturave në veriun e vendit. Sipas raportimeve paraprake, po digjen veturat e qytetarëve që po i konvertojnë targat në RKS.

Osmani tha se Kosova është në luftë kundër bandave, duke aluduar strukturat ilegale në veri.

- Advertisement -

“Pakica që nuk i ka konvertuar targat, është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme. Lufta jonë është kundër bandave. Në Iuftën tonë për sundim të ligjit, presim të kemi përkrahje të aleatëve tanë”, tha Osmani. Ajo tha vendimi për targat nuk është kundër qytetarëve serbë.

“Sa i përket targave, tema që duhet të diskutohet sot është pak më ndryshe. Qytetarëve serbë që po e zbatojnë ligjin, po i konvertojnë targat në RKS, po iu djegen shtëpitë, makinat. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë. Të gjitha këto veprime të strukturave ilegale e kriminale të personave që janë në listën e zezë të Amerikës, janë temë e sundimit të ligjit. Kosova është konfirmuar si shtet me më së shumti reforma në Evropë, dhe reformuesi i dytë në botë. Kjo tregon që veprimet tona kanë qenë të drejta. Asesi kundër qytetarëve serbë. Por vetë fakti që 90% të serbëve i përdorin targat legale, është dëshmi që ky vendim nuk është kundër qytetarëve serbë”, theksoi presidentja e vendit.

Kurse presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen tha se rregullat duhet të respektohen, pa dashur të përgjigjet konkretisht.

- Advertisement -

“Unë mendoj që është shumë e domosdoshme që rregullat të respektohen. Rregullat janë të qarta. Në të njëjtën kohë, nëse ka periudhë tranzicioni, duhet të jetë përfshirës, duhet të shkojë siç duhet. Unë e di që po punohet për të gjetur zgjidhje, dhe uroj për përpjekjet që po bëni në kuadër të dialogut”, tha Von der Leyuen.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet. Po ashtu, Kosovës i është kërkuar që të shtyjë afatin për riregjistrim për 10 muaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit