17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Procedohet në prokurori aksionari i “Prishtina Mall”

Rekomandime

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “AVONET” ka proceduar në prokurori Bujar Shabanin, pronar i kompanisë “Bageri”.

Një hulumtim i kësaj organizate hedh dyshime se Bujar Shabani ka keqpërdorur dhe mashtruar prokurimin publik.

- Advertisement -

Sipas “AVONET”, Shabani dyshohet se ka falsifikuar dokumente dhe ka bërë deklarim të rremë nën betim për një tender në komunën e Lipjanit.

“Rjeti i OJQ-ve AVONET është duke monitoruar dhe hulumtuar aktivitetet e prokurimit në nivel lokal dhe qendror. Përmes këtij monitorimi dhe hulumtimi, jemi duke identifikuar dokumente të dyshimta për falsifikimin në rastin e hulumtimit në Komunën e Lipjanit në lidhje me operatorin ekonomik “Bager”. Ky operator ekonomik ka ofertuar në aktivitetin e prokurimit me titullin ‘Ndërtimi i rrugëve në lagjet Sllovi, Gadime, Smallushë, Gumnasellë, Llugaxhi dhe Babush”, thuhet në kërkesën për inicim të hetimeve.

Kjo nuk është hera e parë që Shabani akuzohet për keqpërdorim dhe mashtrim në tendere publike.

- Advertisement -

Vitin e kaluar pas një hulumtimi të Gazetës Insajderi, ndaj tij u ngrit aktakuzë nën dyshimet se mashtroi në procedurat tenderuese.

- Advertisement -

Së fundi është bërë e ditur se kompania “Bageri” është aksionare edhe në “Prishtina Mall”. Sipas të dhënave në ARBK, Shabani ka 8 për qind të aksioneve në këtë biznes.Insajderi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit