1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Armend Ibrahimi i lutet Albin Kurtit: Uli pagat e deputetëve dhe qeverisë 60% e rinisë janë pa punë

Rekomandime

Kryeministrit Albin Kurti i është drejtuar një letër publike nga ish Kryetari i Rinisë së LDK-së, Armend Ibrahimi. Ibrahimi në faqen e tij në Facebook e ka ripostuar një video të vitit 2018 ku ai iu kërkonte Kuvendit dhe Kryeministrit të atëherëshëm Ramush Haradinaj, që ti ulnin pagat e Deputetëve. Sipas Ibrahimit, Ramush Haradinaj e kishte keqkuptuar, e në vend që t’i ulte rrogat i kishte rritur edhe më shumë.

- Advertisement -

Ndryshe nga koha kur Kurti ishte në opozitë, Ibrahimi tani i drejtohet atij me “I dashur z. Kryeminister”, madje i kërkon edhe atij që ta ulë rrogën e tij si Kryeministër.

“I dashur z. Kryeministër, jam i bindur se edhe ju pajtoheni se nuk është në rregull që ju si Kryeministër të paguheni gati 3000 euro, kur mbi 60% e të rinjve të Kosovës janë fare të pa punë”

Në videon e tij Ibrahimi sqaron se Deputetet e rajonit paguhen më pak se ata të Kosovës:

- Advertisement -

Kosovë 1488 euro (gati 2000 euro me meditje) /në muaj
Shqipëri 1080 euro /në muaj
Mali i zi 1200 euro /në muaj
Maqedoni 1000 euro /në muaj
Serbi 860 euro /në muaj

Ju sjellim shkrimin e plotë dhe videon që mund ta gjeni më poshtë:

- Advertisement -

“Të ulen pagat e Deputetëve dhe Qeverisë

Të dashur qytetarë, kam bindjen se shumë prej neve pajtohemi se Kosova si shtet dhe ne si shoqëri nuk bëjmë pjesë në shtetet dhe shoqëritë e pasura, kjo vërtetohet edhe me numra që e pasqyrojnë gjendjen tonë ekonomike. Andaj, nëse e ndani këtë bindje me mua, ju ftoj ta shpërndani këtë letër publike dhe këtë video material, në mënyrë që të ketë mundësi të shihet nga sa më shumë nga ne, e potencialisht ta shohë edhe Kryeministri e të marrë vendimin e nevojshëm për uljen e pagave të Qeverisë dhe Kuvendit!

Letër publike për Kryeministrin Albin Kurti

I dashur z. Kryeministër, më datë 1 Mars të vitit 2018 e kam publikuar këtë video material përmes të cilit ju kam kërkuar Kuvendit të Kosovës që të ulen pagat e Deputetëve të Kosovës. Kam përshtypjen se Kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj më pat keqkuptu dhe i pat rritur pagat për Qeverinë në vend që ti ulte ato.

I dashur z. Kryeministër, jam i bindur se edhe ju pajtoheni se nuk është në rregull që ju si Kryeministër të paguheni gati 3000 euro, kur mbi 60% e të rinjve të Kosovës janë fare të pa punë. Jam i bindur se është edhe më e rëndësishme tash se që ishte atëherë, që institucionet e Kosovës të dëshmojnë me vepër se duan të ndryshojnë. Ju e keni rastin ta filloni mbarë, ulni pagat e Qeverise dhe të Deputeteve.

Në shërbim të Popullit dhe për Popullin, po mundësisht – nëse bon ma lirë, se Populli është pak ngushtë prej pareve. Ne ju japim përkrahje, ju japim mbështetje morale dhe shpresojmë të ju mjaftoj. Z. Kryeministër është vendim i duhur dhe i nevojshëm.” – ka shkruar Ibrahimi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit