1.2 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Analisti nga Amerika: Kurti e Thaçi duhet të bashkëveprojnë me mençuri, jo si Vjosa të merret me fotografi

Rekomandime

Njohësi i çështjeve politike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, ka paralajmëruar se deri në muajin prill do të duket se ka presion të madh në Kosovë se sa në Serbi, sa i përket rifillimit të dialogut mes këtyre dy vendeve e që më pas i gjithë presioni do të bie mbi Serbinë,

- Advertisement -

Lushi në një postim në Facebook, thotë se e gjithë skena politike në Kosovë, duke përfshirë Kryeministrin, Presidentin dhe institucionet, duhet të bashkëpunojnë dhe veprojnë me mençuri, duke kritikuar gjestin e kryeparlamentares, Vjosa Osmani për zëvendësimin e fotografisë së Presidentit Thaçi me atë të ish-Presidentit Rugova, gjë që e bëri që në ditën e parë të punës si Kryetare e Parlamentit të Kosovës.

“Duhet finesë strategjike. Në ndërkohë, Vjosa Osmani e ka vendosur të merret me fotografi si Don Kishoti me mullinjtë e erës. Askush nuk duhet të jetë meskin si Vjosa. Kryeministri dhe Presidenti duhet të vendosin interesin e Kosovës mbi gjithçka tjetër”, ka shkruar Lushi.
Ai tutje thekson se Amerika është dhe do të vazhdojë të jetë me Kosovën.

- Advertisement -

Ndërkaq, i dërguari special i Presidentit Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova duhet të heqë plotësisht dhe jo t’a pezullojë taksën ndaj mallrave serbe, pa reciprocitetin që është paralajmëruar nga Kryeministri Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit