2.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Donika Kadaj për Albin Kurtin: Ka rrugëtimin e njëjtë si Thaçi, skifter në opozitë, e pulë në pushtet

Rekomandime

Deputetja nga radhët AAK-së, Donika Kadaj në RTV Dukagjini ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se i njëjti është bërë pulë sapo ka ardhur në pushtet.

- Advertisement -

Kadaj e ka kritikuar Kurtin se po mendon ta largoj taksën ndaj produkteve serbe.

“Qeveria qe u quajt e ndryshimit, te vetmin ndryshim që po e bën është ai përballë Serbisë. Po ligështohet ne ditët e para te pushtetit, duke lejuar që një vendi që të lufton t’ia riktheje tregun përmes së cilit i njëjti përfiton miliona euro. Para këto qe përdoren për te luftuar Kosovën përmes rrugëve diplomatike e edhe për tu armatosur nga Rusia. Është i njëjti rrugëtim si i Thaçit, skifter në opozitë e pulë në pushtet. “, u shprehë ajo.

Kadaj tutje i propozoi Kurtit që ta përcjell shembullin e Ramush Haradinajt.

- Advertisement -

“Kur je në pushtet duhet të rezistosh dhe shembullin më të mirë për këtë e dha Ramush Haradinaj në dy vitet e fundit. Heqja e taksës nënkupton: Ndalje te 1.3 milionë € humbjeve në ditë për Serbinë.”

“Rikthim te pushtimit ekonomik serb në Kosovë;, rikthim të idesë së ndarjes në tavolinë, zvogëlim i kapaciteteve prodhuese vendore. “, tha deputetja e AAK-së.

- Advertisement -

Kadaj shtoi se reciprociteti nuk e zëvendëson taksën,

“Reciprociteti nuk e zëvendëson taksën dhe e njëjta nuk e përjashton të parën. Pra, nëse duam që të fuqizohemi dhe të rezistojmë përballë Serbisë, duhet te aplikohen dyjat.”, u shprehë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit