10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Trump: SHBA’të do i japin një përgjigje ‘të fuqishme’ Kinës

Rekomandime

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara po punonin të gjenin një përgjigje të fuqishme ndaj legjislacionit të planifikuar të Kinës për sigurinë kombëtare për Hong Kongun dhe kjo përgjigje do vinte para fundit të javës.

Parlamenti i Kinës pritet të miratojë një ligj të propozuar të sigurisë që do të zvogëlojë statusin ligjor të veçantë të Hong Kongut të enjten, duke vënë në pikëpyetje statusin e veçantë ekonomik që territori gëzon aktualisht sipas ligjit amerikan.

- Advertisement -

Në një konferencë lajmesh në Shtëpinë e Bardhë, Trump u pyet nëse planifikoi sanksione kundër Kinës mbi Hong Kongun dhe nëse ai synon të vinte kufizime për vizat për studentët dhe studiuesit nga Kina.

“Ne po bëjmë diçka tani.Mendoj se do ju duket shumë interesante. Do të flas për të brenda dy ditëve të ardhshme,” u përgjigj ai.
Kina iu përgjigj komenteve me një paralajmërim se do të hakmerrej ndaj masave të reja.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë ndërhyrje të huaj dhe për veprimet e gabuara të fuqive të jashtme për të ndërhyrë në Hong Kong, ne do të ndërmarrim masa të nevojshme”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian për një konferencë të rregullt.

- Advertisement -

Më parë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha se Trump nuk ishte i kënaqur nga ligji i propozuar i sigurisë dhe e kishte të vështirë “të shihet se si Hong Kongu mund të mbetet një qendër financiare nëse Kina e merr atë përsipër.”

I pyetur nëse kjo mund të nënkuptojë një fund të trajtimit të posaçëm ekonomik që Uashingtoni i jep Hong Kongut që i ka mundësuar asaj të ruajë pozicionin e tij si një qendër financiare globale, McEnany tha se ajo nuk kishte asgjë për të njoftuar për përgjigjen e saktë.

- Advertisement -

Këshilltari ekonomik i Trump, Larry Kudloë, i quajti më parë veprimet e Pekinit “shumë shqetësuese”.

“Kina po bën një gabim të madh, sinqerisht,” tha ai.

Trump ka paralajmëruar më parë për një reagim të fortë dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien tha se legjislacioni mund të çojë në sanksione amerikane dhe të kërcënojë statusin e Hong Kongut si një qendër financiare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit