8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Spiunët kinez rrisin operacionet kundër Australisë, SHBA dërgon marinsat në ndihmë

Rekomandime

Spiunët kinezë raportohet se kanë rritur përpjekjet e tyre për spiunazh, ndërsa synojnë të hyjnë në sekretet ushtarake dhe strategjike të Australisë.

Sipas burimeve nga The Daily Telegraph, Kina po vëzhgon me vëmendje ushtrinë australiane, veçanërisht në det dhe në ajër.

- Advertisement -

Paralajmërimi për spiunazh vjen në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve të dy vendeve, sidomos edhe më shumë nga pandemia e koronavirusit.

Tani për tani, ka më shumë oficerë të inteligjencës së huaj dhe përfaqësuesit e tyre që veprojnë në Australi sesa në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe kanë si qëllim për të shkaktuar dëm të konsiderueshëm për sigurinë kombëtare të Australisë”, ka paralajmëruar ASIO (Australian Security Intelligence Organisation), Organizata Australiane e Inteligjencës.

Dhe ndërsa tensionet ndizen, Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë 1.200 marinsa në Australi.

- Advertisement -

Ministrja e Mbrojtjes, Linda Reynolds, ka thënë se vendosja demonstronte marrëdhënie të ngushtë të Australisë në mbrojtje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit