9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Vazhdon të rren Xhavit Haliti, thotë së në të kaluarën, ndërkombëtarët nuk e pranuan Anton Qunin për ministër

Rekomandime

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, thotë se vështirë që qeveria e re mund të ketë sukses për shkak të ministrave të papërvojë.

- Advertisement -

Haliti, në “Debat Plus” ka komentuar edhe profilet e ministrave të qeverisë së re.

Ai ka thënë se Anton Quni është propozuar edhe në të kaluarën për Ministër të FSK-së, por thotë se ndërkombëtarët kanë penguar një emërim të tillë.

“Kam dëgjuar se Fatmir Sejdiu e ka pasur të preferuar Antonin për Ministër por që ndërkombëtarët nuk e kanë pranuar”.

- Advertisement -

Haliti ka thënë se Ministri i Integrimeve Blerim Reka nuk është se ka pasur ndonjë peshë në Maqedoni pasi sipas tij atje kanë vendosur Ali Ahmeti dhe parteri i tij nga pala maqedonase.

Por megjithatë ai ka thënë se Reka mund të jetë një kuadër i mirë.

- Advertisement -

Zyrtari i PDK-së thotë se në përgjithësi ministrat e Qeverisë Kurti janë të papërvojë dhe nuk mund të pritet mrekulli.

Haliti ka thënë se në shëndetësi apo arsim nuk mund të ketë sukses me buxhetin që u ndahet atyre sektorëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit