2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

A mund ta transferojë Liverpooli Gerrardin vetëm sa për t’ia dhënë një medalje të Premierligës

Rekomandime

Drejtori ekzekutiv i Liverpoolit, Peter Moore, ka bërë të ditur se klubi anglez nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e transferimit të Steven Gerrardit në klub vetëm sa për t’ia dhënë atij mundësinë ta fitojë një medalje të artë të Premierligës, që s’e kishte fituar kurrë në karrierë.

Shumë tifozë të Liverpoolit në Anfield kanë bërë thirrje që ish-mesfushori legjendar, Steven Gerrard, të regjistrohet si lojtar i Liverpoolit vetëm sa për ta fituar medaljen e Premierligës dhe trofeun që s’e kishte fituar dot gjatë karrierës së tij, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Gerrardi kishte qenë disa herë afër ta fitonte këtë titull me klubin e tij, mirëpo asnjëherë s’arriti t’i shfrytëzojë ato mundësi, duke i humbur për pak. Ai tani ka tre vjet që kur është pensionuar dhe është trajneri i klubit skocez Rangers.

Moore e pranon se Rangers do të ishin një pengesë e madhe në diskutimet për një kthim të Gerrardit në Liverpoolit, si dhe një lojtar i skuadrës aktuale do të duhej ta linte vendin e tij për Gerrardin.

Duke u pasur të gjithë këto gjëra parasysh, Moore ka bërë të ditur se Gerrardi nuk do ta bëjë kthimin emocional te klubi i tij i vjetër në moshën 39-vjeçare.

- Advertisement -

“Lejomëni ta jua shpjegoj se çfarë do të duhej të ndodhte. Pyetja është se a mund ta kthejmë Gerrardin për një medalje të Premierligës, por pyetja ime për ju është: “Cilin lojtar duhet ta heqim nga skuadra për ta realizuar këtë qëllim?”, ka thënë Moore.

“Nëse ju nuk e keni vërejtur, ai gjithashtu është punëtor i një tjetër klubi futbolli për momentin. Shikoni, të gjithë e duam atë dhe jemi shumë krenar me të për karrierën e tij si trajner”.

- Advertisement -

“Unë shoh sugjerime që ne ta kthejmë atë për një kontratë pesëditore, në mënyrë që ai ta fitojë një medalje. Por, këto gjëra nuk shkojnë kështu. Lidhja në zhveshtore është shumë e rëndësishme. A mund ta imagjinoni se si do të ishte ta largosh një lojtar nga skuadra, t’i thuash se s’do të marrë medalje?”

“Medaljet nuk i dhurohet të gjithëve, çdo klub e ka një skuadër, apo jo? Së treti, nuk mund ta shtosh një lojtar në skuadër pasi të jetë regjistruar skuadra. Përveç këtyre, po, është e mundur me të vërtetë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit