10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pritjes i erdhi fundi, kjo është data e saktë kur do ta shohim Arbër Zenelin në fushën e lojës

Rekomandime

Yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zenelin, pritet ta shohim në aksion më 23 shkurt të këtij viti.

- Advertisement -

Futbollisti nga Mitrovica u rikthye në stërvitje me skuadrën e Reimsit para një jave, teksa në ndeshje pritet ta shohim më 23 shkurt.

Arbër Zeneli kishte pësuar lëndim në muajin qershor të vitit të kaluar në ndeshjen kualifkuese për në ‘Euro 2020’ ndaj Malit të Zi. Sulmuesi i krahut ishte detyruar që të largohet nga fusha në minutën e 39’të dhe që nga ajo kohë më nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.

- Advertisement -

Burime të afërta kanë bërë të ditur se Arbër Zeneli pritet të përfshihet në skuadër në ndeshjen që Reims e luan në udhëtim te St Etienne.

Përveç për skuadrën franceze, ky është një lajm i mirë edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, të cilës do t’i jap ndihmë të madhe Zeneli në ndeshjet e marsit.

- Advertisement -

Arbër Zeneli iu bashkua skuadrës së Reimsit në janar të vitit të kaluar, teksa ka regjistruar 15 paraqitje në Ligue 1, duke shënuar 3 gola dhe 3 asistime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit