10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Takimi me Kurtin, Sali Berisha e zbulon skandalin e madh të Edi Ramës me Baton Haxhiun

Rekomandime

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama i cili sot priti në vizitë zyrtare kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

- Advertisement -

Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se për Edi Ramën, të cilin e quan tradhtar të kombit, Shqipëria dhe Kosova janë vasale të Serbisë së Madhe.

Në këtë shkrim, Berisha e quan Esat Toptani i Ri kryeministrin Edi Rama, ku thotë se e bëri një provokacion të rëndë duke deklaruar se, nuk ka bashkpunim shqiptar, “nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin ballkanik”!

Postimi i plotë i Sali Berishës:

- Advertisement -

Per tradhetarin e Kombit, Shqiperia dhe Kosova jane vasale te Serbise se Madhe!

Miq, sot tradhetari i kombit Esad Toptani i Ri deklaroi ne takimin e tij me kryeministrin e Kosoves, Albin Kurtin beri nje provokacion te rende, Rama deklaroi se nuk ka bashkepunim shqiptar , se “nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin ballkanik”!

- Advertisement -

Me kete deklarate ky tradhetar heq çdo maske dhe deklaron se Shqiptaret mund te bashkepunojne njeri me tjetrin vetem ne kuadrin e Serbise se Madhe apo Jugosllavise se Re. Sipas kesaj deklarate Shqiperia dhe Kosova nuk jane dy vende te pavarura sovrane por dy vasale te Beogradit, te cilat mund te bashkepunojne njera me tjetren vete nen ombrellen e Serbomadhise.

Nje deklarate te tille per marredheniet ndermjet dy vendeve sovrane nuk mund te gjenden ne analet e marredhenieve bilaterale boterore. Vetem shtetet vasale apo koloni jane te detyruar te marrin miratim tek dikush tjeter per marredheniet me nje vend sovran.

Ne rast se shqiptaret ne vendet e tyre sovrane nuk vendosin per marredheniet midis tyre por edhe me vende te tjera ata i presin honet e historise!

Duket se pikerisht kete ka firmosur ky tradhetar ne traktatin prej 718 nenesh te Novisadit.

Sot Edvin Kristaq Zografi zbuloi per te njeqinten fytyren e tij te tradhtarit, zbuloj shitjen qe i ka bere Kosoves se bashku me Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiqin ne Beograd dhe vasalizimin e Shqiperise.

E pabesueshme nje deklarate e tille nga Kryeministri i Shqiperise, qe ve perpara bashkepunimit shqiptar projektin serb te “Jugosllavise se Re” me Kosoven nen hije, e shqiptaret faktor sekondar ne Rajon.

E papranueshme kjo teze Vuciciane, qe kondicionon bashkepunimin Rajonal me ate “Shengen” te endrres serbe.

Krejtesisht kjo ne kundershtim me interesat tona kombetare, te Rajonit, te rruges sone te integrimit europian, qe i vihet perpara “Jugosllavia e Re”, e cila ne fakt te degdis larg ne Euroasin e ne Lindje.

O tempora o mores! sb

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit