11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Kryeministri Hoti thotë se brenda muajit arriti ta normalizojë Kosovën dhe shkëmbimi i territoreve të mos përmendet më

Rekomandime

Kryeministri Avdullah Hoti, thotë se brenda një muaji, kanë arritur që ta rikthejnë Kosovën në normalitet dhe të mos përmendet më cështja e shkëmbimit të territoreve, shkruan Gazeta Blic.Në një shkrim të tij në Facebook, Hoti shton se: me vendosmëri e guxim, ne e evituam rrugën qorre dhe qasjen izoluese dhe morrëm përgjegjësitë shtetërore në dialog. Këtë e bëmë pa hezitim pasi udhëhiqemi nga parimi i ruajtjes së integritetit territorial dhe unitaritetit të shtetit, si dhe nga respektimi i plotë i kushtetutshmërisë.Shkrimi i plotë:

- Advertisement -

Askush nuk duhet të trazohet nga normaliteti që po ndërtojmë, sepse është edhe në të mirën e tyre.

Për një muaj, ne e rikthyem Kosovën aty ku e ka vendin, përkrah miqve tanë ndërkombëtarë. Nga një raport i lënduar me BE dhe SHBA, tani kemi mbështetje nga të gjithë për cakun e dialogut, që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve.

Për një muaj, ne hoqëm nga çdo diskutim temën e integritetit territorial të Kosovës, të cilën më nuk e përmend kush.

- Advertisement -

Me vendosmëri e guxim, ne e evituam rrugën qorre dhe qasjen izoluese dhe morrëm përgjegjësitë shtetërore në dialog. Këtë e bëmë pa hezitim pasi udhëhiqemi nga parimi i ruajtjes së integritetit territorial dhe unitaritetit të shtetit, si dhe nga respektimi i plotë i kushtetutshmërisë.

Kjo është qasja jonë në dialog, që është legjitime dhe e vetme. Koha e politikës izoluese dhe e frikës për tu përballur është tashmë pas nesh.

- Advertisement -

Parimet e qarta dhe sinqeriteti ynë përballë partnerëve ndërkombëtarë po na mundësojnë ecjen tonë krah tyre dhe po na sigurojnë garancinë për proces dialogues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Kjo do të jetë një marrëveshje që Kosovës i jep atë që i takon, të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike. Për këtë ka nevojë populli i Kosovës.

#KmHoti??

Gepostet von Fidan Rekaliu am Samstag, 18. Juli 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit