“Përderisa Serbia i vë kushte Kosovës për vazhdimin e dialogut, pse edhe Kosova mos ta bëjë të njëjtën gjë ndaj saj. Heqja e taksës apo tarifës 100 për qind, përveç njohjes, duhet të kushtëzohet edhe me kompensimin e dëmeve të luftës. Ndryshe, kjo e nënkupton masën e reciprocitetit në të cilën po thirret Albin Kurti. Andaj, pa humbur kohë kryeministri Albin Kurti duhet t’i vejë si masë shtesë reciprociteti edhe kushtin për kompensimin e dëmeve të luftës dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Me këtë duhet t’i bëhet e qartë edhe ambasadorit Grenell dhe të tjerëve si ai që edhe “inkurajimi” duhet të jetë reciprok e jo i njëanshëm”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, i cili po kërkon me këmbëngulje heqjen e taksës ndaj mallrave serbe për t’i hapur rrugë dialogut me Serinë, është shprehur edhe kundër zëvendësimit të taksës me masën e reciprocitetit, gjë të cilën e ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pavarësisht këtij presioni të fuqishëm ndërkombëtar ndaj Qeverisë Kurti, analistët politikë kërkojnë që pozita e Kosovës në këtë situatë të ruhet, të jetë stabile dhe me qasje tepër të qartë ndaj Serbisë, madje edhe duke vendosur kushte të reja për të filluar dialogun që konsiderohet të jetë në interes të dyanshëm.
Kështu thotë për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik, Florim Zeqa.
“Përderisa Serbia i vë kushte Kosovës për vazhdimin e dialogut, pse edhe Kosova mos ta bëjë të njëjtën gjë ndaj saj. Heqja e taksës apo tarifës 100 për qind, përveç njohjes, duhet të kushtëzohet edhe me kompensimin e dëmeve të luftës.
Ndryshe, kjo e nënkupton masën e reciprocitetit në të cilën po thirret Albin Kurti. Andaj, pa humbur kohe kryeministri Albin Kurti duhet t’i vejë si masë shtesë reciprociteti edhe kushtin për kompensimin e dëmeve të luftës dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Me këtë duhet t’i bëhet e qartë edhe ambasadorit Grenell dhe të tjerëve si ai që edhe “inkurajimi” duhet të jetë reciprok e jo i njëanshëm”, thotë analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot Online” .
Zeqa porositë në këtë rast kryeministrin Kurti, që të jetë shumë i qartë dhe i pa lëkundur në kushtet që do t’i vihen Serbisë për ta rifilluar dialogun.
“Albin Kurti duhet të jetë i qartë dhe i prerë në qëndrimet e tij, e jo të vazhdoj me dualizëm qëndrimesh dh e veprimesh sikurse Hashim Thaçi, që ndryshe flet në Kosovë, e krejt diçka tjetër e thotë në takime me ndërkombëtarët.
Me që edhe Grenell po e dëshmon se nuk ka reciprocitet pa njohje reciproke, atëherë pse të hiqet taksa 100% pa njohje nga Serbia.
Çdo lëshim do të jetë fatal për Kosovën, e në veçanti për Albin Kurtin. Nëse bashkësia ndërkombëtare e ka vendosë që ta shpërblejë Serbinë, nëse nuk mund ta pengojmë, të paktën mos ta bekojmë me dorën tonë”, përfundon analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.