Mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira, herë-herë me reshje shiu e në vise kodrinoro-malore edhe borë, pritet të mbajë në pesë ditët e ardhshme në Kosovë, duke nisur nga 10 shkurti.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet parashihen ditën e martë, të mërkurën dhe të premten, derisa ditët tjera parashihen të kenë edhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri -4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s.
Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë relativisht të mira e të favorshme, për shkak të prezencës së këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike.