12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Takimi që “shpalli” pavarësinë e Kosovës, ndodhi në Shqipëri në vitin 2007

Rekomandime

Ishte viti 2007 kur në Shqipëri ndodhi një vizitë historike nga presidenti i SHBA-vë në atë kohë, Xhorxh W. Bush.

- Advertisement -

Presidenti Bush ishte bërë presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që viziton Shqipërinë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Laura, u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar në atë kohë, Lulzim Basha dhe nga deputetët Bamir Topi e Ben Blushi.

- Advertisement -

Më pas Bush u takua në Pallatin e Brigadave me presidentin e Shqipërisë, Aleksandër Moisiu. Presidenti shqiptar Moisiu i dha zotit Bush dekoratën më të lartë “Urdhrin e Flamurit” për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.

Presidenti amerikan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

- Advertisement -

Presidenti poashtu tha, se beson se plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së Marti Ahtisari, për pavarësi të mbikëqyrur, është zgjidhja e duhur për Kosovën. Ai tha se do të punojë për të bindur gjithë vendet e Këshillit të Sigurimit dhe Serbinë për këtë gjë.

President Bush gjatë kësaj vizite doli jashtë protokollit, kur në rrugën kryesore të Fushë-Krujës takoi shumë qytetarë entuziastë.

E për këtë vizitë, ka folur edhe avokati Gazmend Halilaj.

Halilaj përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar një foto të presidentit amerikan me kryeministrin e Shqipërisë në atë kohë, Sali Berishën.

Sipas Halilajt, në këtë vizitë u shpallë edhe pavarësia e Kosovës.

Halilaj në shkrimin e tij e ka përmendur tash rastin e dhe të gazlotësjellësit e dërguar në Shqipëri nga Kosova, për të cilin thekson se nuk dihet se në bazë të cilit ligj është dërguar atje.

Lexojeni shkrimin e plotë të avokatit Halilaj:

Te dashur miq, siq e dini me dt. 07.06.2007 me ftesë të kryeministrit të Shqiperise,Tiranën vizitoi George W Bush.

Nga pritja madhëshore qe iu bë nga shteti e aq me tepër nga qytetaret – përkrahesit të z. Berisha, presidenti amerikan ,, theu protokolin dhe hyri në mes të qyterarve duke u përqafuar me ta,,.

Nga pritja e veqant qe iu bë presidentit, ky i fundit realisht aty shaplli pavarsinë e shtetit tonë, shpallje kjo qe Dridhi Beogradin dhe Mosken zyrtare.

Pas pak muajve edhe formalisht Kuvendi Kosovës shpalli pavarsinë- kuptohet me përkrahjen e Tiranës dhe administrates se asaj kohë të drejtuar nga George W Bush.

Me vonë shteti Jonë, policisë së Tiranës i huazoj gaz lotësjelles e sipas ligjit aktual ky gaz është ARMË, i cili nga policia Tiranës në menyrë të tepruar u përdor për ti shtypur pikërisht po ata qytetar të cilet e nxiten presidentin Bush, ti ndermarrë të gjitha veprimet për të shpallur shtetin e Kosvës si shtet të pavarur dhe sovran.

Nderkaq, policia doli sot me një prononcim, ku pranoj qe i ka huazuar ketë sasi te gazit, duke arsyetuar vendimin e saj në marrveshje bashëkpunimi, por me tepër në kordinim me disa institucione si, zyrën e ministrit, zyrën ligjore etj, megjithëate NUK, e theksoj BAZËN LIGJORE, për te lidhur marreveshje qe i jep të drejtë, për të huazuar apo shitur armë cilit do nga shtetet tjera.

Nese, nuk ka bazë ligjore, por vetem arritjen e pëlqimit nga kushdo qoftë, kjo përben veper të rendë penale, kjo do t’ia kaloj edhe kidnapimit të shtetasve turq ,,rasti Gyleni.. pasojat e të cilit do ti vuajm gjatë.

Dua të besoj, qe qfarëdo marrëveshje qe është berë në lidhje me ketë qeshtje, se pari DUHET të ketë mbeshtetje ne Kushtetutë dhe Ligj, e jo siq jemi mesuar deri më tani, qe marrëveshjet jo rrallë herë janë mbeshtetur në kerkesa të pozitave udhëheqese, apo keto të fundit janè thirrur kinse kemi qenë në terr informativ.

Miq, nese mendojm të jemi pjesë e mekanizmave nderkombtar:

Shteti duhet të udhehiqet nga Kushtetuta dhe Ligji.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit