17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për tri vepra penale

Rekomandime

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor të Pejës me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim”.

- Advertisement -

Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve dhe është suspenduar nga puna.

“Informacionet e para lidhur me këtë rast nga IPK-ja janë pranuar përmes një ankese të adresuar te Inspektorati Policor rreth një javë më herët. Bazuar në autorizimet ligjore, hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore duke përfshirë sekuestrimin e përkohshëm të një telefoni mobil në cilësi të provës materiale si dhe intervistimin e të dyshuarit. Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor (të dyshuar në këtë rast) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprat penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim”. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, thuhet nga IPK-ja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit