7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Amerika do detyrojë qeveritë në Shqipëri e Kosovë, për t’i hapur rrugë bashkimit”

Rekomandime

“A ka pasur deri tani ndonjë investim të përbashkët Shqipëri-Kosovë në fushën e prodhimit, në energjetikë, në fushat naftëmbajtëse të Shqipërisë, etj., i cili të jetë fillimi real i mendimit konkret për bashkimin kombëtar?
Jo, asnjë. Pse?

- Advertisement -

Ne që e njohim historinë e hidhur të Shqipërisë, kemi të drejtë të themi se, të dyja palët, sidomis Tiranën politike, nuk i ka lënë Athina dhe Beogradi, pasi i ka korruptuar liderët në mënyra të ndryshme.

Po tani, politika amerikane, a do t’i detyrojë ta bëjnë një marrëveshje të tillë, pavarësisht se edhe këta liderë mund të jenë nën detyrim korruptiv?

Politika amerikane duhet ta vendosë me forcë, patjetër këtë detyrim, sepse kjo është një kërkesë historike.

- Advertisement -

Po politika amerikane, nuk do t’i detyrojë ta ndryshojnë këtë rrjedhë?

Sigurisht që duhet të ndërhyjë dhe t’i detyrojë të dyja palët që të hyjnë në një kooperim historik të të dy shteteve, për të hapur udhën e strukturuar drejt bashkimit kombëtar.

- Advertisement -

Çfarë hapash të tjerë duhet të hedhin?

Urgjentisht duhet të krijojnë një fondacion me drejtim ekspertësh ndërkombëtarë. Fondacioni duhet të ketë një fond të lirë prej 500 milionë ose 1 miliardë eurosh, për të ngritur Universitetin shqiptar prestigjioz të nivelit të lartë, sepse të dy shtetet shqiptare kanë nevojë urgjente që të investojnë në intelekt.

Shqiptarët ende nuk kanë më, një Universitet të nivelit Europian, as në Tiranë e as në Prishtinë. Kjo kohë e kërkon si domosdoshmëri historike.

Kriza aktuale e të dy shteteve shqiptare konsiston sot në formimin akademik. Ka një degradim të botës akademike në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ko, shtë rrjedhojë e pagesave antishqiptare ose pasojë e paaftësisë së shqiptarëve në këtë kohë, pak rëndësi ka. E rëndësishme është që të kuptohet se Shqipërisë, në të dy shtetet e saj, i duhet investim direkt në intelektin më cilësor të saj, duke i dhënë mundësi ekselencës shqiprare të studiojë në një universitet shqiptar të nivelit të lartë.
Kjo do të sjellë përmbysjen reale të mediokritetit në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Vetëm një Universitet i tillë do t’u jepte shqiptarëve mundësinë e krijimit të profesionit të lartë dhe krijimit real të shkencës shqiptare, sepse sot, me dhimbje, duhet ra pranojmë se në Shqipëri nuk ka një shkencë shqiptare”.

S Ngjela

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit