7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Nëna e Ritës në vijat e frontit me Covidin në Britani

Rekomandime

Nëna e Rita Orës është bashkuar më Shërbimin Britanik të Shëndetësisë (NHS), duke ndihmuar pacientët për shëndetin mental, pasi që ajo është psikiatre.

Vera është angazhuar kundër Koronavirusit në Britani që në ditët e para ku kishte thënë se “duhet lënë të gjitha menjëanë dhe të përballen me pandeminë”.

- Advertisement -

Sot, ajo është parë e porsakthyer nga puna derisa ka bërë lutje që të “rrimë në shtëpi”.

“Detyra thërret! Ju lutëm qëndroni në shtëpi sa më shumë që mundeni, ne po bëjmë më të mirën”, ka thënë Vera.

- Advertisement -

Ajo ka pasur edhe një këshillë për të gjithë personat e martuar.

“Këshillë për të martuarit dhe çiftet: Derisa jeni në izolim ndaloni grindje dhe përleshjet. Kjo çmenduri së shpejti do të kaloj! Mbani familjet afër dhe falni dashuri”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit