6.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Serbia kërkon Asociacion me kompetenca ekzekutive

Rekomandime

Në Bruksel ka përfunduar takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, të cilët kanë diskutuar në nivel të ekspertëve.

- Advertisement -

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili po merr pjesë në këto takime në emër të palës serbe, i tha mediave në Bruksel se gjatë takimit të sotëm (29 tetor) ata ngritën çështjen e formimit të Asociacioni të Komunave me shumicë serbe, dhe këmbëngulën në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, që sipas tij, “është e nevojshme për vazhdimin e dialogut, por edhe për ndërtimin e besimit shumë të nevojshëm midis të dy palëve”.

“Pa formimin e Asociacionit, ne nuk mund të përparojmë në dialog. Ne do të shohim se si pala e Prishtinës do të veprojë tani për këtë çështje. Ajo flet për mundësinë e formimit, siç e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese, e cila është e papranueshme, sepse për të nuk është rënë dakord në Bruksel, nuk është pjesë e parimeve të dakorduara në vitin 2015. Diçka që mund të quhet OJQ (Organizatë Joqeveritare), nuk na duhet, na duhet një institucion serioz, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive”, tha Petkoviq.

Sipas tij, duke formuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe, populli serb në Kosovë mund të “ushtrojë të drejta kolektive që nuk i gëzon tani”.

- Advertisement -

Ai shtoi se është diskutuar edhe për pronat dhe pretendimet financiare, çështje këto që janë diskutuar edhe në takimin e kaluar.

“Kemi diskutuar për pronat dhe pretendimet financiare për cka kemi këndvështrime të ndryshme, por megjithatë të dyja palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre”, tha Petkoviq.

- Advertisement -

“Ajo që është e rëndësishme për Beogradin është se sa herë që vijmë këtu në Bruksel jemi të përgatitur plotësisht me ekspertët tanë dhe propozimet tona, si t’i qasemi një problemi të caktuar. Kur bëhet fjalë për pronën dhe pretendimet financiare, ne insistuam që së pari të vendosim parime të qarta dhe mekanizmat për zgjidhjen e kësaj çështje të rëndësishme, e cila, ndër të tjera, ka rënduar marrëdhëniet tona për shumë vite”, shtoi Petroviq.

Foto nga Zyra Ovale, ku në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, liderët e Kosovës dhe Serbisë arritën marrëveshje për normalizim ekonomik.

Shefi i delegacionit serb tha se në mënyrë që të normalizohen më tej marrëdhëniet, është e nevojshme të diskutohen “shumë çështje të tjera që nënkuptojnë kompromis”.

“Kompromisi do të thotë që të dyja palët të fitojnë ose të humbin njësoj. Pra, të takohemi diku në gjysmë të rrugës. Por, që njëra palë të fitojë gjithçka dhe tjetra të humbasë gjithçka, kjo është e papranueshme për ne”, shtoi ai.

Delegacionin e Kosovës e përfaqëson Skender Hyseni, koordinator për dialog ndërsa me të do të jenë edhe ekspertët për temat që kanë të bëjnë me ekonomi dhe financa, pasi palët pritet të diskutojnë pretendimet financiare dhe pronësore.

Pala kosovare ende nuk është deklaruar pas përfundimit të bisedimeve.

Sikur edhe në takimet e mëparshme, edhe kësaj radhe palët patën së pari takime bilaterale me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, dhe më pas takime të përbashkëta mes të dyja palëve.

Takimi i së enjtes vjen pas më shumë se një muaji, prej kur ishte zhvilluar takimi i fundit.

Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej në fund të muajt shtator por, ishte shtyrë për shkak të masave parandaluese si shkak i pandemisë por edhe për shkak të pengesave të paraqitura rreth temave në dialog për të cilat palët nuk ishin dakord palët.

Shefi i delegacionit serb tha se takimi i rradhës do të caktohet varësisht prej planifikimeve të Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit