10 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Osmani: Thaçi gjatë pandemisë ka shpenzuar 76 mijë euro për dreka e darka

Rekomandime

U.d e presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se për 11 muaj sa është duke qëndruar në pozitën e kryetares së Kuvendit, e tash edhe të presidentit, ka shpenzuar 1 mijë e 478 euro.

- Advertisement -

Këto komente Osmani i ka bërë derisa i ka krahasuar shpenzimet e saj për dreka e darka me ato të paraardhësit të saj në pozitën e presidentit, Hashim Thaçit.

“Thaçi gjatë pandemisë për gjashtë muaj për dreka e darka zyrtare ka shpenzuar 76 mijë euro kurse unë për 11 muaj, në pozitën e kryetares së Kuvendit dhe të presidentes kam shpenzuar 1,478 euro”, ka thënë Vjosa Osmani në Kallxo.com.

Ditë më parë përmes një shkrimi në Facebook, u.d e presidentit, ka publikuar edhe një krahasim në mes të shpenzimeve që ka bërë ajo dhe ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit