16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

“Vaksina për koronavirusin mund të mos arrijë kurrë, kufizimet mund të qëndrojnë gjatë”

Rekomandime

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka paralajmëruar se vaksina për koronavirusin mund të mos arrijë kurrë dhe masat për parandalimin e shpërndarjes së tij mund të rrinë gjatë.

- Advertisement -

Kjo erdhi pasi ai vendosi për relaksim të masave pas izolimit.Në një dokument prej 60 faqesh Johnson ka paraqitur në mënyrë të detajuar masat të cilat do të aplikohen nga e mërkura, përfshirë edhe këshillën për rikthim në punë, ushtrimet jashtë shtëpisë dhe piknikun në parqe, shkruan Independent.

Bizneset, bashkitë dhe polica kanë thirrur për sqarim pas paralajmërimit për lehtësimin e masave të cilat ai i paraqiti të dielën në mbrëmje pas deklaratës së tij në TV, e cila u cilësua si e “paqartë”, transmeton KOHA.

Derisa në Britani deri tash 32.065 njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit