12.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Selver Lladrovci, çlirimtari që dy herë kaloi kufirin për armatim, sot jeton me qira e në kushte të mjerueshme

Rekomandime

Ish – ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selver Lladrovci, është njëri nga ushtarët që dha shumë për lirinë e Kosovës pa e kursyer as shëndetin e tij.

Ai kishte shkuar dy herë në Shqipëri për të sjellë armatim për bashkëluftëtarët, të cilit kishin nevojë për barot e armë teksa luftonin për lirinë e mëmëdheut, shkruan Gazeta Infokus.

- Advertisement -

Ai tregon se tash vuan edhe nga sëmundja e diabetit dhe ka të vendosura dy stenda dhe për ta rënduar gjendjen e tij ai është larguar nga banesa ku jetonte në Obiliq për 22 vite, me premtimin se do t’i paguhej qiraja, për më tepër Selveri nuk e gëzon as pensionin e veteranit duke i thënë se nuk i takon.

Ai ka treguar se qiraja i është paguar vetëm për dy muaj dhe tash e paguan vet, kurse vajzës së tij i është dashur t’ia ndërpresë studimet e infermierisë në pamundësi për ta shkolluar atë.
Ai tregon se jeton nga ndihmat që shokët e luftës ia dhurojnë. Kërkesa e tij e vetme është një strehim për fëmijët e tij, që të paktën ta dijë se ku po i lë fëmijët e tij.

Silveri edhe pas lufte ka dhënë kontribut vullnetarë duke dhuruar gjak sepse ajo ishte e vetmaj pasuri që kishte. Ai ka dhuruar mbi 80 doza gjak duke treguar se është në gjendje edhe sot ta bëjë një gjë të tillë.

- Advertisement -

Ai sot jeton në mëshirën e Zotit dhe fatit se si do ta çelë dita e ardhshme!

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit