4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

A është ky fakt pse Edi Rama u ‘përplas’ me Albin Kurtin në Tiranë

Rekomandime

“Edi Rama kryeministër i Shqipërisë në pritjen që i beri kryeministrit të ri te Kosovës Albin Kurti, i cili bëri vizitën e tij të parë jashtë Kosove në Tiranë, dështoi të jetë edhe për Albinin lider rajonal i rajonit te Ballkanit. Rama dështoi të jetë edhe shef i Kosovës, duket nga sot mori urdhër nga Albini të mos flas në emër të Kosovës e për Kosovën sepse ka kush flet për Kosovën, Kosova ka të zotët e vetë dhe nuk e përfaqëson dot Tirana Prishtinën”, thotë analisti Rexhep Shahu për “Kosova Sot Online”.

Ndonëse është i domosdoshëm komunikimi dhe bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, dy shtete të një kombi të ndarë padrejtësisht përgjatë rrugëtimit në histori, vizita e parë zyrtare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Tiranë, dhe takimi me homologun e tij Edi Rama, nuk ka kaluar pa provokimet e ulëta të Ramës, i cili ka kohë që po shfryn mllefin ndaj politikanëve të Kosovës të cilët nuk pajtohen me idenë e një “Minishengeni Ballkanik”.

- Advertisement -

Analistët politikë e kanë kritikuar kryeministrin Rama, pasi sipas tyre, ai edhe njëherë dëshmoi përcaktimin e tij të pandryshuar dhe kundër shtetit të Kosovës, duke u pozicionuar në interesin e Serbisë dhe në favor të projektit të “Minishengenit Ballkanik” të kontestuar e kundërshtuar fuqishëm nga politika dhe institucionet e shtetit të Kosovës.

Këtë qasje kaq armiqësore të Edi Ramës ndaj Kosovës dhe kryeministrit Kurti, e ka komentuar për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik, Rexhep Shahu, sipas të cilit, Kosova me këtë rast arriti të mësojë akoma më shumë për logjikën sunduese të Edi Ramës, i cili dëshiron të jetë jo vetëm sundimtar në Shqipëri, por edhe sundimtar i politikës dhe shtetit të Kosovës, për t’i quar deri në fund detyrat që i ka marr nga Aleksandër Vuqiqi.

Rexhep Shahu

Kosova se pari kuptoi nga sjellja e Edi Rames ndaj Kurtit kryeministër se ajo nuk merr frymë për gabzherr të Edi Rames i cili donë të jetë edhe kryeministër i Kosovës e të flasë e vendosë në emër te saj.

- Advertisement -

Edhe Vuqiqi donë të flasë e vendosë për Kosovën.

Këtu ata të dy janë të njëjtë në mendime të dy e duan Kosovën. Rama është i zemëruar me Kosovën se ajo nuk i bindet.

- Advertisement -

Vuqiqi nuk e do Kosovën në takime sepse e llogarit pjesë të Serbisë.

Rama shkon në takime pa Kosovën duke i shërbyer pa dashje idesë së Vuqiqit.

Dhe nuk vë veton Rama për Kosovën, nuk thotë që Shqipëria nuk pranon shmangien e Kosovës.

Nuk thotë Rama se nuk ka tryezë rajonale që të marrë pjesë Shqipëria pa marrë pjesë Kosova. Nuk e di pse nuk ia bën zemra”, thotë analisti politik, Rexhep Shahu për “Kosova Sot Online” .

Më tej, Shahu shprehet se Rama për aq sa u tregua arrogant ndaj Albin Kurtit, aq ishte edhe i ftohtë, duke ditur se nuk mundë të luaj si me Hashim Thaçin.

Ngase epërsia në përgatitjen politike dhe të artikulimit të qëndrimeve, nga ana e Albin Kurtit ishte më madhe në krahasim me Edi Ramen.

Albin Kurti në retorikë është më i aftë se Edi Rama dhe nuk besoj se do të bëhet kone e Edi Rames apo do të impresionohet si ndokush tjetër pse Edi Rama flet rrjedhshëm gjuhën letrare shqipe dhe mahnitë për këtë shkak ndonjë idiot.

Kryeministri Rama ishte i ngurtë e i ftohtë sepse duket me Albinin nuk bënë si me Thaçin dikur. Albini dëshirojmë të jetë i kthjelltë se pa Kosovën nuk ka minishengene e pallavra.

Edi Rama donë minishengen edhe pa Kosovën sepse i mjafton Serbia, e Serbisë i intereson të mos jetë Kosova sepse ajo ende e llogaritë Kosovën pjesë të saj.

Vetëm për këtë shkak në fakt Edi Rama nuk duhej të pranonte tryezë pa Kosovën kurrë”, nënvizon Shahu për “Kosova Sot Online”.

Për më keq, sipas Shahut, Edi Rama ndihet shumë më i disponuar dhe ndihet fare mirë kur për sjelljet e tij provokative në dëm të Kosovës merr mbështetjen nga Serbia.

Kosova duhet ti del zot vetes dhe të mos bjerë në kurthet e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuqiqit. Rama ekzaltohet nëse Serbia e përkrahë pasi ai sheh ëndërr se do të mbetet në kujtesë si lider rajonal si pajtues mes shqiptarëve e serbëve por në fakt po bëhet irritues për shqiptarët. Gjithçka varet nga qëndresa e Albin Kurtit dhe politikanëve të Prishtinës asgjë jo prej Edi Rames as Vuqiqit. Kosova duhet të pohojë se është shtet i vogël por jo pa dinjitet dhe ajo duhet tu thotë miqve e armiqve se më keq nuk bëhet kurrë më dhe ajo ka mbijetuar gjithmonë në çdo rrebesh historie”, përfundon analisti politik, Rexhep Shahu për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit