Në kohën kur Presidenti Hashim Thaçi, kishte raportuar në Komisionin për Hetimin e dëbimit të gylenistëve, ai kishte akuzuar Komisionin se raportin e kishte bërë një ekspert i afërt me Vetëvendosjen.
Aty kishte pasur përplasje të ashpra mes Thaçit dhe anëtarëve të Komisionit nga VV’ja, Sami Kurteshit e Xhelal Sfeçlës.
Si rezultat, kryeministri Kurti sot e emëroi këshilltar të vetin po këtë ekspert amerikan, si këshilltar të jashtëm politik në fushën e të drejtave të njeriut.
Tienmu Ma për disa vjet ka qenë edhe këshilltar në institucionin e Avokatit të Popullit.
Periskopi së fundmi ka përgatitur një video, pasiqë Sami Kurteshi u betua tek presidenti si anëtar i KQZ-së dhe po del që eksperti vërtetë paska qenë i afërt me VV’në, përderisa Albin Kurti e bëri tash edhe këshilltar.