8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Haradinaj i thotë “po rren” analistit kosovar

Rekomandime

Analisti Arben Ahmeti është përplasur në “Debat Plus” me ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Ndër të tjera Ahmeti i ka thënë Haradinajt se sikur të hiqej taksa gjatë qeverisjes së tij sot do të kishim marrëveshje finale me Serbinë.

“Ju dhatë dorëheqje nuk e hoqët taksën, por pse po mendoni që sot duhet të shkohet në finale, çka ka ndryshuar. Hartat të cilat ju ke referuar janë aty. Pse Albini nuk është më në presion se ju, pse ai duhet të shkojë në finale dhe jo ju. Nëse jeni duke e bërë vetëm për hir të opozitarizmit nuk ua fali dot sepse është proces i rrezikshëm. Qe 10 vjet ne kemi bërë marrëveshje të dëmshme me Serbinë. Qe 10 vjet edhe AAK ka qenë në dialog me Serbinë duke bërë marrëveshje të dëmshme. Ju po thoni hajde shkojmë shpejtë në këtë finale ku mund të bosnjëzohet Kosova”, është shprehur Ahmeti.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Haradinaj duke iu drejtuar me fjalët: Pse po rren, nuk thashë me e bosnjëzu Kosovën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit