4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Investimet milionëshe amerikane, eksperti i ekonomisë ka një porosi për Kurtin

Rekomandime

“Situata duhet të tejkalohet, të normalizohet sepse duhet të përmendet e kujtohet fakti që Richard Grenell ka thënë se me heqjen e taksës, Kosova do të ketë investime. Sipas mendimit tim them që Kosova do të ketë shumë investitor nga jashtë, dhe praktikisht edhe papunësia në Kosovë për një kohë të shkurtër do të filloj të shënon rënie, për të mbetur brenda pak vitesh një histori e harruar”, thotë eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci e konsideron shans të momentit historik për Kosovën, kërkesën e SHBA-ve që pa vonesë dhe pa kushte të hiqet taksa 100% ndaj prodhimeve me origjinë serbe.

- Advertisement -
Dardan Grapci

Pasi që SHBA-të angazhohen dhe garantojnë që Serbia më nuk do ta pengon Kosovën në agjendën e integrimeve evropiane, nuk do ta shantazhojë për t’i detyruar shtete të caktuara që t’i tërheqin njohjet ndaj Kosovës, dhe ajo që është akoma më e rëndësishme, është garancitë amerikane për investime të fuqishme në Kosovë, që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe zhdukjen e shpejtë të papunësisë”, thotë Grpaci për “Kosova Sot Online”.

Prandaj ekonomisti Grapci , kërkon që Qeveria Kurti ta merr vendimin e duhur lidhur me heqjen e taksës, dhe të mos rrezikohet miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë për vete nuk e besoj qe Kosova do ta rrezikon miqësinë me SHBA-në, edhe pse ambasadori amerikan në Gjermani njëherë i dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell shumë herë e ka cekur që pa heqjen e taksës ndaj produkteve Serbe, për ta zhbllokuar dialogun me Serbinë nuk do të ketë investime në Kosovë.

- Advertisement -

Ai këtë paralajmërim e ka bërë edhe ndaj Serbisë duke i kërkuar që pa ndalimin e lobimit nga Serbia për heqjen e njohjeve të shteteve të caktuara ndaj pavarësisë Kosovës, nuk do të ketë investime amerikane në Serbi, dhe gjithashtu Serbia do ta kenë problem të ecin tutje sidomos nëse dëshiron të hyj në BE apo dhe NATO”, shton Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, tani është në interes të Kosovës që t’i merr seriozisht kërkesat e miqve amerikan, që vetë Kosova ka kërkuar ndërmjetësimin e atyre në bisedimet me Serbinë.

- Advertisement -

Unë mendoj që ka ardhur koha që Kryeministri i ri Albin Kurti duhet të mendoj shumë mirë për këtë, ku i sugjeroj që ta heq taksën por pa reciprocitet, ashtu sikur që po kërkohet edhe nga SHBA-të, dhe që të vazhdohet dialogu me Serbinë, por tani me tema më të nxehta, duke kërkuar nga BE-ja që Serbia t’ia paraqes Gjykatës Speciale në Hagë, listën e atyre që kanë bërë krime në Kosovë dhe ta merr përsipër kompensimin e të gjitha dëmeve të luftës”, thekson Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, është e pritshme që opozita mund të organizojë edhe protesta kundër heqjes së taksës, por nuk do ta kenë mbështetjen qytetare.

Albini e din shumë mirë çka do të thotë të jesh protestues, sepse vet ka qenë përpara organizator i tyre në radhët e LVV-s, por ai besoj që do e tejkalon më lehtë situatën e protestave eventuale, se sa ish-deputetet e PAN-it kur kanë qenë në Qeveri.

Prandaj protesta është e lejuar edhe me ligj, mundë të ndodhin ato, por shpresoj që ato protesta nuk do të jenë masive dhe nuk do të eskalojnë në dhunë apo djegie të ndërtesave, sikur që kemi pasur rrezik në të kaluarën.

Situata duhet të tejkalohet, të normalizohet sepse duhet të përmendet e kujtohet fakti që Richard Grenell ka thënë se me heqjen e taksës, Kosova do të ketë investime.

Sipas mendimit tim them që Kosova do të ketë shumë investitor nga jashtë, dhe praktikisht edhe papunësia në Kosovë për një kohë të shkurtër do të filloj të shënon rënie, për të mbetur brenda pak vitesh një histori e harruar”, përfundon eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit