Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, i ka dërguar një letër urimi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
“Populli amerikan më bashkangjitet në urimin për të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës”, shkruhet në letër
“Lidhja e fortë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gdhendur nga një angazhim i përbashkët për zhvillimin e Kosovës si një vend sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik. Ne urojmë Kosovën për zgjedhjet demokratike në tetor dhe tani shohim përpara në përpjekjet e vazhdueshme të juaja për paqe, drejtësi dhe përparim për popullin e Kosovës dhe rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor. Ne ju dëshirojmë sukses këtë vit teksa do të fokusoheni nën normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, fuqizimin e sundimit të ligjit, dhe krijimin e kushteve për rritje të sektorit privat”, shton ai.
“E ardhmja e vendit të juaj është e ndritur. Shtetet e Bashkuara mbesin të angazhuara në lidhjet tona të forta bilaterale, të forcuara nga puna e madhe e popullatës së juaj dinamike dhe angazhimin e juaj të vazhdueshëm për vlera të përbashkëta”, përfundon Trump në letrën e tij