15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Britania i del në ndihmë Polonisë, i dërgon ushtarë në kufirin me Bjellorusinë

Rekomandime

Britania e Madhe ka dërguar një grup prej dhjetë ushtarësh në Poloni për ta ndihmuar Varshavën që ta përforcojë sigurinë në kufirin me Bjellorusinë, ku grupe emigrantësh kanë ngecur dhe po përpiqen që të futen në territorin e BE-së.

Trupat arritën të enjten dhe pritet që të qëndrojnë disa ditë në Poloni, përfshirë vizitimin e kufirit me kërkesë të qeverisë polake për të kontribuuar, nëse mund të riparohet ose përforcohet rrethoja në kufi, shkruan The Guardian.

- Advertisement -

Ministria e Mbrojtjes tha se misioni është i përqendruar vetëm në “përkrahje teknike për ta adresuar situatën e vazhdueshme në kufirin bjellorus”, ndërsa burimet e brendshme thanë se nuk ka plan shtesë që trupat britanike të patrullojnë në kufi.

Burimet brenda qeverisë britanike thanë se është gjë e duhur për ta shqyrtuar ndihmën për Poloninë, duke marrë parasysh se është Bjellorusia ajo që po i shtyn emigrantët drejt kufirit. Çfarëdo vendimi përfundimtar për të ofruar ndihmë do të duhet të nënshkruhet nga sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace.

Qindra njerëz janë ngujuar në një kamp në kufirin Poloni – Bjellorusi në temperatura të ulëta. Atyre u është mundësuar arritja aty përmes fluturimeve me aeroplanë nga Iraku, Turqia e vende të tjera në Lindjen e Mesme.

- Advertisement -

Polonia ka shpallur gjendje emergjente në rajonin kufitar, të përforcuar me 20.000 policë kufitarë, duke e refuzuar hyrjen e emigrantëve. Përderisa Polonia ka kërkuar ndihmë nga Britania, e ka refuzuar atë nga agjencia e BE-së për menaxhimin e kufirit, Frontex.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit