Grupi i adhuruesve të veturave ‘Speedomaniaks’ kanë bërë një organizim interesant për festën e pavarësisë.
Ata janë bërë së bashku me veturat e tyre dhe kanë dal në një rrugë afër sheshit ‘Zahir Pajazitit’ e kryeqytetit, transmeton Indeksonline.
Për ta bërë më emocionuese, ata kanë marrë edhe mjete piroteknike, duke shndërruar këtë takim në një shou.