8.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Djali i Hashim Thaçit i kundërpërgjigjet Salih Zybës së VV’së për punën e shpalljes së pavarësisë

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, në një intervistë në ATV ka folur për protestat e 2007-ës dhe ngjarjet që kishin ndodhur atë kohë.

Zyba ka thënë se protestat e organizuara dhe aktivizimi i atëhershëm kishte përshpejtuar procesin e shpalljes së pavarësisë, derisa ka thënë se deklarata e shpalljes së pavarësisë është lexuar nga personi joadekuat, duke aluduar në Hashim Thaçin.

- Advertisement -

“Disa prej detaje janë shumë të rëndësishme. Akti, deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovë nuk është bërë nga njeriu më kompetent. Jemi vend parlamentar. Nuk është bërë nga as kryeparlamentari, as nga presidenti. E kam fjalë nga kush është lexuar nga kush është deklaruar”, ka thënë Zyba në ATV.

Ndaj një deklarate të tillë përmes një videoje, ka reaguar djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti.

Ai në llogarinë e tij në “instagram” ka publikuar një video nga momenti i shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës në Kuvend.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit